BASHKOHU ME LEVIZJEN

 
KRYESORET » Te gjitha
 
 Samiti i Kopenhagenit, G99: S'mund te perfaqesohemi nga Ministri i Gerdecit!

“Ky është një turp që shqiptarët nuk e meritojnë. Fatmir Mediu nuk mund dhe nuk duhet të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Kopenhagen apo kudo tjeter. Ai duhet të lerë menjëherë Kopenhagenin dhe qeverinë e t’i hapë rrugën hetimit të plotë të përfshirjes së tij në Gërdec”, tha në një konferencë për shtyp Etjen Xhafaj.

G99 gjykoi sot, në ditën kur hap punimet në Kopenhagen samiti i Kombeve të Bashkuara për Klimën, se eshte e turpshme përfaqësimi i Shqipërisë në këtë samit nga Fatmir Mediu, i cili mori jetën e 26 shqiptarëve dhe shpërndau në tokë e në ajër metale të rënda e helme.

“Ky është një turp që shqiptarët nuk e meritojnë. Fatmir Mediu nuk mund dhe nuk duhet të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në Kopenhagen apo kudo tjeter. Ai duhet të lerë menjëherë Kopenhagenin dhe qeverinë e t’i hapë rrugën hetimit të plotë të përfshirjes së tij në Gërdec”, tha në një konferencë për shtyp Etjen Xhafaj.

Samiti i Kopenhagenit i cilësuar si më i rëndësishmi i mbajtur ndonjëherë mbi ndryshimet klimaterike do të mbledhë për dymbëdhjetë ditë përfaqësues nga 192 kombe, mijëra gazetarë dhe dhjetëra lider botërorë, ndërkohë që Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministri i Gërdecit!

Sipas Xhafajt, ndërsa liderat botërorë flasin për pastrimin e ajrit, qeveria shqiptare është tejet e angazhuar në pastrimin e figurave të
inkriminuara në gjirin e saj.

“Kjo qeverisje ka treguar qartazi që nuk ka asnjë lloj interesi tek mjedisi, si në rastin e gropave të gëlqeres që digjen me gomat e ministrit të saj, tek TEC i qymyrit në Porto Romano, shkatërrimi i parkut kombëtar te Lurës, fabrikat e çimentos, e bjerrja e shtrateve të lumejve, etj”, nënvizoi përfaqësuesi i G99.

Sipas tij, Ministria fatkeqe e Mjedisit është sot një nga viktimat kryesore të politikës klanore të kryeministrit dhe ka kaluar nga ministri
që digjte goma tek ai që shpërthen predha.

Në këtë mënyrë, qeveria Berisha po provon sot, edhe një herë, për të njëmijtën herë, se ajo nuk është e interesuar për t’u shërbyer qytetarëve të saj, por vetëm për t’u pasuruar në kurriz të tyre me cfarëdo cmimi.

ZYRA E SHTYPIT E G99
 

 

 





Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar M. Misha

Punë për të terë ere…Genci Kojdheli

G99 ka hapur llogari bankare prane Bankes Credins me te dhenat e meposhtme: Klienti: G99,
Banka: Banka Credins, Adresa: Rr. Ismail Qemali, Tirane, Numrat e llogarise: LEK 166251; Euro 166253; USD 166251