G99: Shqiptarët e izoluar edhe 20 vite pas rënies së komunizmit
Erion Veliaj theksoi sot në një deklaratë për shtyp se: Pasi kanë kaluar 20 vite prej rënies së sistemit komunist, shqiptarët vazhdojnë të mbeten të izoluar nga vendet fqinje, Bashkimi Evropian, dhe pothuajse gjithë bota. Pavarësisht gënjeshtrave të njëpasnjëshme të qeverisë Berisha në 2005-n, 2007, 2009 apo edhe në 2010-ën, shqiptarët vazhdojnë të përballen me murin e vizave vetëm për një arsye: sepse qeveria e tyre është e paaftë. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë qenë shumë të qartë: heqja e vizave ka të bëjë vetëm me standarte, të matshme, të vlerësueshme, të monitorueshme e të njëjta për gjithë vendet e rajonit. Fqinjët tanë, pavarësisht problemeve politike të brendshme e të jashtme përmbushën standartet dhe vizat u hoqën.
Erion Veliaj theksoi sot në një deklaratë për shtyp se: Pasi kanë kaluar 20 vite prej rënies së sistemit komunist, shqiptarët vazhdojnë të mbeten të izoluar nga vendet fqinje, Bashkimi Evropian, dhe pothuajse gjithë
si të trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në rradhë ambasadash apo të stërmunduar mes malesh e përmes detesh për të kapërcyer ilegalisht kufirin.Pavarësisht gënjeshtrave të njëpasnjëshme të qeverisë Berisha në 2005-n, 2007, 2009 apo edhe në 2010-ën, shqiptarët vazhdojnë të përballen me murin e vizave vetëm për një arsye: sepse qeveria e tyre është e paaftë. Liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian nuk ndodhi për shkak të reformave të papërmbushura nga qeveria, paaftësisë për të menaxhuar kufijtë, vonesave në procesin e pajisjes me karta identiteti, si dhe dështimeve të qeverisë në luftën ndaj korrupsionit apo reformën e gjyqësorit.
M
ë pas ai vazhdoi te theksonte se ne keto momente
tërë fqinjët tanë: Mali i Zi, Serbia, e Maqedonia, udhëtojnë të lirë drejt Bashkimit Evropian, teksa kryeministri ynë vazhdon të gënjejë e të fshihet pas arsyesh banale e mashtrimesh qesharake. Në fakt, të gjithë shqiptarët në Ballkan, me përjashtim të atyre që sundohen e gënjehen prej Sali Berishës, sot mund të udhëtojnë lirisht e pa viza drejt BE-së. Dhe arsyeja për këtë është vetëm një: paaftësi, mospërmbushje standartesh, dështime të njëpasnjëshme të kësaj qeverie të shpërthimit të Gërdecit, kësaj qeverie të rrëzimit të tunelit të Kalimashit, kësaj qeverie të vjedhjes së votave, kësaj Qeverie-Ruzhdie.
Ne perfundim u ndal te rikujtonte se: Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë qenë shumë të qartë se heqja e vizave ka të bëjë vetëm me standarte, të matshme, të vlerësueshme, të monitorueshme e të njëjta për gjithë vendet e rajonit. Fqinjët tanë, pavarësisht problemeve politike të brendshme e të jashtme, problemeve me fqinjët (si në rastin e Maqedonisë me Greqinë), një historiku marrëdhëniesh të turbullta me BE-në apo një të kaluere problematike në rajon e më gjerë (si në rastin e Serbisë), përmbushën standartet dhe vizat u hoqën.