BASHKOHU ME LEVIZJEN

 
KRYESORET » Te gjitha
 
 G99: Kutia e Ruzhdies, prova e pamohueshme e manipulimit te zgjedhjeve

Kriza politike në Shqipëri në lidhje me hapjen e kutive ka gjetur një zgjidhje. Kjo zgjidhje ka ardhur nga Partia Demokratike, përmes sjelljes në vëmëndjen e opinionit publik të rastit të fshatit Ruzhdie në Qarkun e Fierit, ku Partia Demokratike prentendonte se kishte humbur një mandat. - Në kutinë nr. 3052, ku Partia Demokratike thotë se ka humbur një mandat, prej 525 votash, PD-ja ka marrë 500 vota, ndërsa PS-ja 12, dhe të tjerat të pavlefshme. Pra, PD ka fituar në këtë kuti 95.2% të votave, përqindje që na kujton fitoret e Partisë së Punës në kohët e komunizmit. - 173 persona që rezultojnë të kenë votuar me kartë identiteti, nuk rezultojnë të kenë aplikuar kurrë për kartë identiteti. Ku i gjetën këta njerëz kartat e identitetit? - 94 persona që rezultojnë të kenë votuar me pasaporta, nuk kanë fare pasaportë. - Nga hetimi i Prokurorisë, 386 vota, ose 75% të votave janë të manipuluara.

 Sot në një konferencë për shtyp anëtari i Bordit Ekzekutiv të G99-ës, Etjen Xhafaj, reagon për krizën politike në Shqipëri duke sjellë në vëmëndje provat e pamohueshme të manipulimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Më posht gjeni të plotë fjalen e z. Xhafaj:

Kriza politike në Shqipëri në lidhje me hapjen e kutive ka gjetur një zgjidhje. Kjo zgjidhje ka ardhur nga Partia Demokratike, përmes sjelljes në vëmëndjen e opinionit publik të rastit të fshatit Ruzhdie në Qarkun e Fierit, ku Partia Demokratike prentendonte se kishte humbur një mandat.

I kujtojmë opinionit publik që në Qarkun e Fierit ka garuar dhe ka fituar mandatin e deputetit edhe Z. Olldashi, në atë kohë Ministër i Rendit; personi përgjegjës për garantimin e zgjedhjeve.

Fatmirësisht, prokuroria ka hetuar mbi këtë kuti, dhe shifrat që na prezantohen janë prova e pamohueshme dhe e paevitueshme që këto zgjedhje janë manipuluar dhe janë vjedhur prej partisë në pushtet. Këto janë shifrat dhe faktet:


 

- Në kutinë nr. 3052, ku Partia Demokratike thotë se ka humbur një mandat, prej 525 votash, PD-ja ka marrë 500 vota, ndërsa PS-ja 12, dhe të tjerat të pavlefshme. Pra, PD ka fituar në këtë kuti 95.2% të votave, përqindje që na kujton fitoret e Partisë së Punës në kohët e komunizmit.

- 102 persona që rezultojnë votues, nuk kanë qënë fare në Shqipëri në ditën e votimit. Si votuan këta njerëz kur nuk ndodheshin fizikisht në Shqipëri?

- 173 persona që rezultojnë të kenë votuar me kartë identiteti, nuk rezultojnë të kenë aplikuar kurrë për kartë identiteti. Ku i gjetën këta njerëz kartat e identitetit?

- 94 persona që rezultojnë të kenë votuar me pasaporta, nuk kanë fare pasaportë.

- Nënshkrimet e 120 personave janë hedhur, sipas prokurorisë, prej të njëjtës dorë, dhe 32 firma janë hedhur prej kryetarit të komisionit të qendrës së votimit, i Partisë Demokratike.

- Nga hetimi i Prokurorisë, 386 vota, ose 75% të votave janë të manipuluara.

- Komisionerëve të PD-së u janë vënë në dizpozicion prej Ministrisë së Brendshme të dhënat e sistemit TIMs mbi hyrje-daljet e qytetarëve shqiptarë, për të mundësuar manipulimet. Kjo vërteton raportet ndërkombëtare që thonë se nuk ka vijë ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Sot ne, ashtu si çdo shqiptar, kemi të drejtë të besojmë se manipulimet shtrihen në të gjitha ato 22 zona zgjedhore ku sipas OSBE-ODIHR numërimi u krye keq apo shumë keq. Rruzhdia, si e vetmja kuti e hapur, tregon qartë nevojën që ka vendi për të bërë trasparencë të plotë të procesit zgjedhor në mënyrë që të mos kemi më turp të themi se parlamenti shqiptar përfaqëson vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Legjitimiteti i qeverisjes varet plotësisht nga trasperenca e zgjedhjeve, përndryshe ne kemi të drejtë të besojmë që po qeverisemi nga pakica. Demokracia dhe vullneti i lirë në vend s’mund të garojnë vetëm për 126 votat e vërteta të mbetura në kutinë e Ruzhdies, dhe s’mund të përpiqen vetëm për 25% e vullnetit të popullit, ndërsa 75% vidhet e manipulohet nga qeveria dhe partia në pushtet."





Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar M. Misha

Punë për të terë ere…Genci Kojdheli

G99 ka hapur llogari bankare prane Bankes Credins me te dhenat e meposhtme: Klienti: G99,
Banka: Banka Credins, Adresa: Rr. Ismail Qemali, Tirane, Numrat e llogarise: LEK 166251; Euro 166253; USD 166251