BASHKOHU ME LEVIZJEN

 
KRYESORET » Te gjitha
 
 Etjen Xhafaj: Qeverisё i mungon besueshmёria pёr tё zgjidhur krizёn

Sot në një deklaratë për shtyp z. Etjen Xhafaj shprehu shqetesimin e Partsë G99, në lidhje me problemiet ekonomike me të cilat po përballet vendi dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e qeverisë. "Ashtu siç ёshtё paralajmёruar prej mёse dy vjetёsh nga aktorё politikё e tё pavarur, Shqipёria gjendet sot plotёsisht e zhytur nё njё krizё ekonomike. Nё asnjё vend demokratik nuk vendosen interesat politike e elektorale mbi ato kombёtare e ekonomike, por duket se nё rastin e Shqipёrisё kjo ёshtё pikёrisht çka ka ndodhur. Ne mёsuam dje se tanimё qeveria jo vetёm qё ka humbur besueshmёrinё brenda vendit por edhe jashtё tij, ndёrsa JCR Eurasia Rating ka ulur vlerёsimin pёr borxhin sovran tё vendit. Ёshtё e kotё tё vazhdojmё tё thёrresim pёr mё shumё pёrgjegjёsi nga qeveria nё lidhje me ekonominё sepse i vetmi interes i kёsaj qeverie ёshtё tё mbahet me thonj pas pushtetit tё vjedhur me stilin e Rruzhdies..."

Sot në një deklaratë për shtyp z. Etjen Xhafaj shprehu shqetesimin e Partsë G99, në lidhje me problemiet ekonomike me të cilat po përballet vendi dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e qeverisë.
Më poshtë gjeni tekstin e plotë të deklaratës: 

Ashtu siç ёshtё paralajmёruar prej mёse dy vjetёsh nga aktorё politikё e tё pavarur, Shqipёria gjendet sot plotёsisht e zhytur nё njё krizё ekonomike. Si nё pjesёn tjetёr tё botёs, edhe nё Shqipёri konsumatorёt po gjenden pёrherё e mё tё prekur nё financat e tyre nga rritja e çmimeve dhe zvogёlimi it ё ardhurave. Ndryshe nga tё gjitha vendet e tjera, nё Shqipёri kriza nuk erdhi si pasojё e investimeve tё gabuara, por si pasojё e gabimeve tё njёpasnjёshme tё qeverisё, qё nga mohimi i krizёs pёr njё kohё tё gjatё e deri tek dёshtimi pёr tё reaguar pas çdo kёmbane alarmi qё binte pёr ekonominё. ё

Nё asnjё vend demokratik nuk vendosen interesat politike e elektorale mbi ato kombёtare e ekonomike, por duket se nё rastin e Shqipёrisё kjo ёshtё pikёrisht çka ka ndodhur. Qeveria me papёrgjegjshmёrinё mё tё madhe u ka shtuar tё gjithё shqiptarёve shpenzimet dhe u ka ngritur mbi kokё njё shpatё Damokleu me borxhin e jashtёm. Treguesit e fundit tё çmimeve tё konsumit dhe volumit tё shitjeve tregojnё se tё gjithё konsumatorёt shqiptarё qё nuk janё nё Kёshillin e Ministrave po rёndohen ekonomikisht dita ditёs, ndёrsa kanё reduktuar deri nё limit shpenzimet pёr çdo artikull bazё pёr tё pёrballuar rritjen e çmimeve tё ushqimeve. Po ndёrsa situata e familjeve shqiptare rёndohet, qeveria dhe instituti i statistikave si shёrbёtor i bindur vazhdojnё tё zvogёlojnё treguesit ekonomikё duke inskenuar njё tragjedi greke tё parё mё parё.

Ne mёsuam dje se tanimё qeveria jo vetёm qё ka humbur besueshmёrinё brenda vendit por edhe jashtё tij, ndёrsa JCR Eurasia Rating ka ulur vlerёsimin pёr borxhin sovran tё vendit. Kjo do tё thotё se strategjia e dёshtuar e huamarrjes pёr tё larё borxhe jo vetёm qё do tё shkojё nё fundin e parathёnё, por me tё gjitha gjasat do tё tёrheqё me vete edhe financat publike tё Shqipёrisё nё pak vite, kur qeveria tё mos jetё mё nё gjendje tё paguajё borxhet qё ka marrё pёr projekte tё dёshtuar.

Ёshtё e kotё tё vazhdojmё tё thёrresim pёr mё shumё pёrgjegjёsi nga qeveria nё lidhje me ekonominё. Njё qeveri e cila mbahet nё kёmbё pa vullnetin e qytetarёve nuk ka sesi tё kujdeset pёr hallet e tyre. I vetmi interes i kёsaj qeverie ёshtё tё mbahet me thonj pas pushtetit tё vjedhur me stilin e Rruzhdies pёr  tё zhvatur pak atё pak qё ka mbetur nga pasuria e shqiptaёve e pёr tё mbrojtur nga drejtёsia familjen politike qё ka zaptuar vendin.

 





Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar M. Misha

Punë për të terë ere…Genci Kojdheli

G99 ka hapur llogari bankare prane Bankes Credins me te dhenat e meposhtme: Klienti: G99,
Banka: Banka Credins, Adresa: Rr. Ismail Qemali, Tirane, Numrat e llogarise: LEK 166251; Euro 166253; USD 166251