BASHKOHU ME LEVIZJEN

 
KRYESORET » Te gjitha
 
 G99: Qeveria të kërkojë falje zyrtare nga ana e autoriteteve greke

Në një konferencë për shtyp Genc Kojdheli, reagoi sot në emër të G99, mbi këngët e ushtarëve grekë dhe reagimin e dobët të qeverisë shqiptare. Është hera e dytë në më pak se 3 vjetë që shqiptarëve u duhet të përballen me kërcënime skandaloze që vijnë prej fqinjit tonë jugor, përmes gojës së strukturave ushtarake të Greqisë, teksa qeveria shqiptare vazhdon të ketë raporte vasaliteti kundrejt qeverisë greke. Si partnerë me të drejta të barabarta me Greqinë në NATO, ne nuk mund të lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten.I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë menjëherë dënimin maksimal për autorët e këtij akti të ulët...

Në një konferencë për shtyp Genc Kojdheli, reagoi sot në emër të G99, mbi këngët e ushtarëve grekë dhe reagimin e dobët të qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij z. Kojdheli theksoi si më poshtë: “Është hera e dytë në më pak se 3 vjetë që shqiptarëve u duhet të përballen me kërcënime skandaloze që vijnë prej fqinjit tonë jugor, përmes gojës së strukturave ushtarake të Greqisë, teksa qeveria shqiptare vazhdon të ketë raporte vasaliteti kundrejt qeverisë greke. Ashtu si në vitin 2007, edhe para disa ditësh mediat transmetuan marshimin e trupave ushtarake greke në mes të Athinës, teksa këndonin këngë raciste e shoviniste duke kërcënuar gjithë fqinjët e Greqisë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kjo batare kërcënimesh e urrejtjeje ndaj Shqipërisë vjen pak ditë pas lëshimit të rradhës që qeveria shqiptare i bëri Greqisë, duke lejuar ngritjen e një tjetër varreze të ushtarëve grekë në territorin e Shqipërisë, e gjashtë muaj pas ratifikimit nga mazhoranca e djathtë të marrëveshjes për faljen e ujrave territoriale të Shqipërisë në favor të Greqisë, por që fatmirësisht u rrëzua prej Gjykatës Kushtetuese.

Si partnerë me të drejta të barabarta me Greqinë në NATO, ne nuk mund të lejojmë që të tilla ngjarje të përsëriten. Qeveria shqiptare duhet t’i largohet kompleksit që ka ndaj fqinjit jugor, e të kuptojë që ‘marrëdhëniet e mira mes dy vendeve’ nuk mund të ruhen teksa ne bëjmë lëshim pas lëshimi, ndërsa në Athinë bëhet thirrje për lëkurën e gjakun e shqiptarëve.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të kërkojë menjëherë dënimin maksimal për autorët e këtij akti të ulët, ashtu si dhe një falje zyrtare publike nga instancat më të larta qeveritare të Greqisë. Qeveria gjithashtu duhet të kërkojë nga homologët grekë që të ndërmarrin hapa të dukshëm e të prekshëm në nivel qeveritar për t’i dhënë fund frymës së urrejtjes që ekziston në Greqi ndaj Shqipërisë, në mënyrë që shfaqje të tilla racizmi të mos të ndodhin në të ardhmen."





Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar M. Misha

Punë për të terë ere…Genci Kojdheli

G99 ka hapur llogari bankare prane Bankes Credins me te dhenat e meposhtme: Klienti: G99,
Banka: Banka Credins, Adresa: Rr. Ismail Qemali, Tirane, Numrat e llogarise: LEK 166251; Euro 166253; USD 166251