BASHKOHU ME LEVIZJEN

 
KRYESORET » Te gjitha
 
 G99: Shqipёria po zhytet nё borxhe prej papёrgjegjshmёrisё

Kryeministri i vendit foli dje pёr njё tjetёr fitore tё tijёn duke cilёsuar tё tillё emetimin e parё nga Shqipёria tё bonove nё Euro. Ndёrsa zoti Berisha e cilёson kёtё njё “dёshmi tё njё zhvillimi shumё tё rёndёsishёm cilёsor nё ekonomi”, cdo shqiptar, pa patur nevojёn tё jetё ekonomist, e kupton mё sё miri pёrfitimet e marrjes sё njё borxhi pёr tё larё njё borxh tё mёparshёm. Borxhi i huaj i Shqipёrisё po rёndohet pamasё, si pasojё e projekteve tё pamenduara e tё realizuara keq nёn ethet elektorale tё qeverisё. Sot ekonomia shqiptare po vuan nё organin e saj mё tё rёndёsishёm. Konsumatorёt shqiptarё po varfёrohen dita ditёs, ndёrsa qeveria po varfёron xhepat e tyre edhe nё tё ardhmen me borxhe tё cilat nuk do t’i duhet t’i paguajё vetё.

  Sot në një deklaratë për shtyp z. Etjen Xhafaj shprehu shqetesimin e Partsë G99, në lidhje me deklaraten e fundit te Kryeministrit mbi  emetimin e parё nga Shqipёria tё bonove nё Euro, dhe borxheve te reja qe do t'i shtohen vendit tone. 

Më poshtë gjeni tekstin e plotë të deklaratës: 

“Kryeministri i vendit foli dje pёr njё tjetёr fitore tё tijёn duke cilёsuar tё tillё emetimin e parё nga Shqipёria tё bonove nё Euro. Ndёrsa zoti Berisha e cilёson kёtё njё “dёshmi tё njё zhvillimi shumё tё rёndёsishёm cilёsor nё ekonomi”, cdo shqiptar, pa patur nevojёn tё jetё ekonomist, e kupton mё sё miri pёrfitimet e marrjes sё njё borxhi pёr tё larё njё borxh tё mёparshёm. Borxhi prej 400 milionё eurosh qё qeveria synon tё marrё nёpёrmjet bonove jo vetёm qё nuk tregon pёr zhvillimin e ekonomisё shqiptare dhe pёr mirёqenien e financave publike, por pёrkundrazi tregon shumё mё mirё tendencёn  rrezikshme tё qeverisё pёr tё marrё hua pa menduar pёr larjen e borxheve.

Ka shumё faktorё tё brendshёm  e tё jashtёm qё tregojnё se Shqipёria gjendet plotёsisht e zhytur nё njё krizё ekonomike. Sot tё gjithё shqiptarёt e gjejnё veten tё rёnduar financiarisht, ndёrsa Kryeministri flet pёr ekonomi “entuziaste.” Kryeministri deklaron se ekonomia shqiptare “ёshtё e pashoqe pёr treguesit e saj” ndёrsa ne e dimё se edhe pse INSTAT po pёrpiqet ta kёnaqё nevojёn e Kryeministrit pёr suksese, tanimё po e gjen tё vёshtirё ti prodhojё kёto. Kjo sepse ёshtё e qartё pёr tё gjithё ne qё nuk mund tё jemi entuziastё pёr eksportet kur preshi kushton 150 lekё dhe sallata 200 leke.

Duket qartё se “entuziazmi” sot nuk del nga dyert e Kёshillit tё Ministrave. Borxhi i huaj i Shqipёrisё po rёndohet pamasё, si pasojё e projekteve tё pamenduara e tё realizuara keq nёn ethet elektorale tё qeverisё. Zoti Berisha pёrsёri dёshtoi nё dhёnien e njё shpjegimi logjik se pёrse borxhi, si dikur parashikimet pёr kostot e rrugёs qё akoma nuk eshte hapur, u rrit me 50 milionё Euro brenda dy muajve. Nёse ekonomia shqiptare do ishte nё gjendje mё tё mirё, nevoja pёr borxh do tё ulej dhe nuk do ngrihej. Cili shqiptar merr borxh pёr tё larё borxhe nёse ёshtё mirё ekonomikisht?

Duket qartё se qeveria dhe Ministria e Financave janё tё paafta per te kryer punen e tyre. Sot ekonomia shqiptare po vuan nё organin e saj mё tё rёndёsishёm. Konsumatorёt shqiptarё po varfёrohen dita ditёs, ndёrsa qeveria po varfёron xhepat e tyre edhe nё tё ardhmen me borxhe tё cilat nuk do t’i duhet t’i paguajё vetё. Ndaj njё papёrgjegjshmёrie tё tillё mund tё ketё vetёm njё pёrgjigje demokratike, protesta ndaj paaftёsisё dhe abuzimit me paratё e jetёn e shqiptarёve.”





Përse do të mbahet mend kryetarja e parë femër e Kuvendit shqiptar M. Misha

Punë për të terë ere…Genci Kojdheli

G99 ka hapur llogari bankare prane Bankes Credins me te dhenat e meposhtme: Klienti: G99,
Banka: Banka Credins, Adresa: Rr. Ismail Qemali, Tirane, Numrat e llogarise: LEK 166251; Euro 166253; USD 166251