Erion Veliaj, 28, ka drejtuar gjatë viteve 2003-2007 Lëvizjen MJAFT, organizatën kryesore të aktivizmit dhe presionit qytetar në shoqërinë civile shqiptare të nderuar me çmimin e OKB-së për shoqërinë civile në vitin 2004. Erion Veliaj ka punuar për disa organizata ndërkombëtare dhe agjensi të Kombeve të Bashkuara, për OSBE-në, Këshillin e Europës dhe Institutin e Shoqërisë së Hapur. Ai është anëtar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Fëmijët dhe të Rinjtë e Ballkanit si dhe të disa organizatave bamirëse dhe instituteve studimore në rajon. Veliaj është diplomuar në Grand Valley State University, SHBA dhe ka kryer Masterin për Politikë Europiane në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe. Përpara dhe gjatë studimeve ai ka punuar në Ballkan, në Kaukaz, në Amerikën Qëndrore dhe Jugore si dhe në Afrikën Lindore. Erioni është nje folës i vazhdueshëm për Shqipërinë dhe Ballkanin në Parlamentin Europian, Kongresin e Shteteve te Bashkuara si dhe në konferenca rajonale dhe kampuse universitetesh. Momentalisht Erioni punon si analist për Shqipërinë në Iniciativën për Stabilitet Europian.
Arbjan Mazniku, aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i AGENDA. Z. Mazniku, është diplomuar në Gazetari nga Fakulteti i Gazetarisë, Universiteti i Tiranës dhe mban gradën Master në Shkencat e Komunikimit Politik nga Universiteti i Sheffield, në Mbretërinë e Bashkuar. Mazniku, është një nga themeluesit e Lëvizjes MJAFT! dhe ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Politikave të MJAFT! (2005-2007); Drejtor i Komunikimit të MJAFT! (2003-2005); Konsulent për Kërkimet dhe Analizat mbi Politikat Publike për Institutin AGENDA (2006-2007); Përgjegjës Programi për Shoqatën Shqiptare për Debatin Kombëtar (2000-2003); Koordinator Programi për Institutin e Europës Juglindore të Lidershipit Rinor (2001-2004); Asistent dhe Bashkëprodhues për AP, NBC, Reuter dhe BP gjatë krizës kosovare në Kukës (1999); Redaktor për "SNEWS" online për të rinjtë; dhe gjithashtu si një Trajner për Trajnerët për OJF-të shqiptare. Mazniku aktualisht po kontribuon si Konsulent për Ndërtimin dhe Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Vendet në Zhvillim për Institutin për një Shoqëri të Hapur (OSI). Mazniku, merr pjesë në organizma të ndryshme profesionale dhe joprofesionale, duke qenë Anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve; President i Kubit të Studentëve të Gazetarisë; Kryetar i Bordit të Programit Rinor të Fondacionit SOROS për Shqipërinë (2000-2003); dhe Zëvendëskryetar i Këshillit Rinor Shqiptar (2000). Mazniku, gjithashtu ka marrë Çmimin e Kombeve të Bashkuara për Shoqërinë Civile në vitin 2004 në emër të MJAFT!. Mazniku, është Lektor i Kërkimeve dhe Analizave pranë Universitetit "Marin Barleti", Tiranë, Shqipëri.
Genci Kojdheli është 30 vjeç, dhe ka një sfond akademik në ligj dhe shkenca politike. Eshtë diplomuar për drejtësi në vitin 2000, dhe në periudhën 2001 – 2002 ka marrë diplomën Master në Ligj Ndërkombëtar dhe të Drejtat e Njeriut pranë Universitetit të Utrechtit në Hollandë. Genci ka punuar me disa organizata të shoqërisë civile shqiptare në fushën e të drejtave të njeriut, aktivizmit, dhe qeverisjes së mirë. Eksperienca të tjera përfshijnë angazhime me World Vision, PNUD, dhe Ministrinë e Rendit Publik, si dhe konsulenca për IOM, Chemonics, Care, Saferworld, and Friedrich Ebert Stiftung. Përpara përfshirjes me G99, Genci ka punuar për dy vjet si Këshilltar Politik pranë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ai ka përfaqësur Shqipërinë në mbi 60 trajnime dhe konferenca në rreth 40 vende të globit. Gjithashtu ai ka shërbyer si pedagog në lëndën e të Drejtave të Njeriut pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ndërsa vazhdon të jetë pedagog I të Drejtave të Njeriut dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtarë të Shqipërisë pranë Universitet Marin Barleti.
Marinela Lika, një nga themelueset e Institutit AGENDA, aktualisht është një nga Konsulentët për Kërkime dhe Analiza të Politikave Publike në AGENDA. Lika, është diplomuar në Degën Punë Sociale pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe mban gradën Master në Politika Publike dhe Menaxhim nga SOAS, Universiteti i Londrës, në Mbretërinë e Bashkuar. Lika ka marrë gjithashtu kualifikime të ndryshme mbi 'Debatin e Gjyqtarëve' nga Debati Ndërkombëtar i Gjyqtarëve; 'Trajnim për Trajnerët mbi Kapacitet e OJF-ve' nga ORT-USAID dhe WOrld Learning; 'Menaxhimi dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i OJF-ve Rinore' nga Këshilli i Europës, Drejtoria për të Rinjtë; 'Zhvillim Institucional i OJF-ve', të cilat punojnë në fushën e drejtësisë' nga Fondacioni për një Shoqëri të Hapur për Shqipërinë; etj. Lika, është një nga themelueset e Lëvizjes MJAFT! dhe ka mbajtur pozicionin e Koordinatores dhe Administratores së MJAFT! (2003-2007). Lika është anëtare e organizmave të ndryshëm, të tillë si Bordi i Drejtorëve i Lidhjes Rinore të Ballkanit për Shqipërinë dhe Zëvendëskryetare e Shoqatës Shqiptare të Punonjësve Socialë.
Alba Çela, 25 ka qenë zevendës kryeredaktore e Tirana Times, një e përjavshme e pavarur në Anglisht dhe një kërkuese shkencore pranë Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) gjatë viteve 2006-2008. Alba ka hulumtuar dhe ka botuar artikuj dhe studime në fushat e demokratizimit, partive politike, identitetit kombëtar, shtetësisë dhe zgjidhjes së konflikteve. Ajo ka qenë një pjestare aktive e shoqërisë civile duke kontribuar vullnetarisht në disa projekte të organizatave rinore dhe të grave në Shqipëri. Alba ka dhënë mësim në lëndë të shkencave politike dhe ekonomisë për disa universitete private në Tiranë. Ajo ka bërë një internship pranë Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Washington D.C. Ajo është diplomuar në Shkenca Politike dhe Ekonomi në Universitetin Amerikan në Bullgari dhe ka qenë një ndër studiueset me bursë nderi 'John Gunn' në Universitetin 'Washington and Lee' në Virginia, SH.B.A. Ajo ka kryer Masterin për Studime të Nacionalizmit në Universitetin e Evropës Qëndrore, Hungari.
Maklen Misha ka punuar si Drejtor Kërkimesh në Institutin Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare (IShSN) nga shtatori 2007 deri në prill 2008. Në këtë post ai ka koordinuar dhe drejtar punën kërkimore të institutit. Më parë Makleni ka punuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë. Ai është editorialist i jashtëm i të përjavshmes në anglisht Tirana Times dhe bashkëpunon me një numër institutesh shqiptare për projekte të ndryshme. Makleni ka studiuar Gjuhë dhe Kulturë Angleze dhe Histori të Marrdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Utrecht-it në Holandë prej ku ka marrë dhe diplomën e Masterit në Studime Konfliktesh. Ai ka përfunduar me sukses edhe një fellowship në Universitetin e Birmingham-it në Angli me temën Demokracia, Shteti i së Drejtës dhe Siguria. Përveç editorialëve në Tirana Times Makleni ka botuar dhe disa raporte mbi integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë për IshSN-në si dhe disa përkthime.
Erinda Shah, 29 vjeç, ka përfunduar me sukses studimet Master 2003-2005 dhe Studimet Universitare 1996-2000, si Punonjëse Sociale pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Erinda ka punuar për shumë organizata ndërkombëtare dhe lokale si OBSH, UNICEF, IOM, ILO-IPEC, DIFID, Aleanca Gjinore për Zhvillim, Shërbime Sociale Bethany, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Opinionit Publik. Ajo ka marrë pjesë si konsulente dhe eksperte në studime, hartim dhe zbatim projektesh, programe, politika, strategji dhe projektligje në fushën e mbrojtjes sociale. Erinda mban titullin Psikoterapiste e çertifikuar nga Shoqata Europiane e Psikoterapisë Viene. Krahas sa me sipër ajo ka një eksperiencë të mirë akademike si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Departamenti i Punës Sociale.